Presidenti Meta uron 8 marsin: Me mbështetjen e grave, Atdheu do të jetë më i bukur!

schedule13:56 - 8 Mars, 2021

schedule 13:56 - 8 Mars, 2021

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar gratë për 8 marsin.

Meta në urimin e tij thekson se me mbështetjen dhe promovimin e vajzave atdheu do jetë më i bukur, më i dashur dhe më frymëzues.

Ndërkohë ai përmes një postimi në Facebook duket përkrajh tre zonjave që ai i quan të guximshme.

Postimi i plotë :

GËZUAR 8 MARSIN! E ARDHMJA U PËRKET GUXIMTAREVE! ???

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, pata sot kënaqësinë e  veçantë të takoja tre gra guximtare, simbole të kurajos dhe energjisë së pashtershme, Flora Toto, Drane Cara dhe Vezire Meta, të cilat së bashku me shoqen e tyre Polikseni Vjeshta, kanë hyrë në historinë e aviacionit shqiptar, si të parat femra, të cilat 53 vite më parë thyen një tabu për kohën, duke u hedhur me parashutë.

Pedagoge dhe mësuese të përkushtuara të edukimit fizik për dekada ato kanë dhënë një kontribut të vyer për kalitjen sportive të brezave të rinj, duke e ruajtur edhe sot energjinë dhe entuziazmin e atyre viteve.

Ndaj së bashku me Florën, Dranen dhe Veziren dua të ndaj sot një urim të përzemërt për çdo nënë, grua, vajzë dhe motër shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!

Vetëm me mbështetjen dhe promovimin e vajzave dhe grave, krijimin e çdo hapësirë për të qenë të lumtura e të realizuara në jetë, duke ju garantuar mundësi për të konkurruar denjësisht në jetën profesionale e publike dhe pa lejuar keqpërdorimin e tyre nga politika, Atdheu ynë i përbashkët do jetë edhe më i bukur, më i dashur dhe më frymëzues.

E ardhmja u përket Guximtareve! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!