Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini është pritur në një takim edhe nga presidenti i Republikës Ilir Meta.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale kryetari i shtetit përcjell mesazhin se “Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara”.
Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal- shkruan presidenti Meta në statusin e tij në rrjetet sociale./ABC News Albania 24/7