Gjatë qëndrimit në Gjermani, presidenti Meta është takuar me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Kreu i shtetit i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen domethënëse të Gjermanisë përgjatë viteve. Nëpërmjet një stausi në Facebook, Presidenti Meta bën të ditur edhe interesimin e dy vendeve për të rritur bashkëpunimin e gjithanshëm.
Një vëmendje dhe interes i veçantë dy homologët kanë shprehur edhe për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe rajonit. /abcnews.al