Presidenti Meta, takim të veçantë me Erdogan

schedule09:36 - 4 Maj, 2019

schedule 09:36 - 4 Maj, 2019

Presidenti Ilir Meta pritet në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Meta, përmes një njoftimi në Facebook shkruan se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë të shkëlqyera. Ditën e djeshme Meta, ishte ftuari i Presidentit Erdogan, në ceremoninë e inagurimit të xhamisë më të madhe në Stamboll.

“Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.
Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.
Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, shkruan Meta./abcnews.al