Përfundon takimi i Metës me ambasadorët e BE

schedule13:00 - 24 Shtator, 2020

schedule 13:00 - 24 Shtator, 2020

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadorët e vendeve të BE sot në zyrën e tij.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori Luigi Soreca.

Në fokus kanë qenë zhvillimet më të fundit politike në vend, Kodi Zgjedhor, ku bëhet fjalë për hapjen e listave dhe koalicionet zgjedhore.

Takimi ka zgjatur për rreth 1 orë në presidencë.

N.D./abcnews.al