Presidenti Meta shtyn takimin me Bashën

schedule20:04 - 17 Nëntor, 2019

schedule 20:04 - 17 Nëntor, 2019

Shtyhet takimi i Presidentit Meta me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se, takimi i paracaktuar për tu zhvilluar ditën e Hënë mes Metës dhe Bashës, është shtyrë për tu zhvilluar ditën e martë ora 9:00.

Shkak për shtyrjen e këtij takimi është bërë axhenda e ngjeshur e presidentit Meta gjatë ditës së Hënë.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj iu përgjigjën pozitivisht ftesës së Presidentit të Republikës Ilir Meta për një takim lidhur me krizën politike që po kalon vendi.

Edhe Opozita pritet të ketë një ditë të ngjeshur pune ditën e hënë ku në axhendën e takimeve është parashikuar edhe një mbledhje në selinë blu me përfaqësues të OSBE-së për reformën zgjedhore.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, E hëna pritet të jetë një ditë e ngjeshur edhe për kreun e shtetit, i cili tha se ditën e tij të punës do ta nisë me padinë ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për të cilin ka pohuar se ka fakte tronditëse për tentativa të kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

Përplasja e krijuar mes institucionit të Presidentit dhe Qeverisë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pritet të jetë një tjetër çështje që Presidenti do të diskutojë me partitë e opozitës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!