Presidenti Meta pritet nga kreu i Senatit Amerikan

schedule10:06 - 3 Tetor, 2018

schedule 10:06 - 3 Tetor, 2018

Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës në SHBA u prit në një takim të posaçëm nga Presidenti i Senatit Amerikan, Senatori Orrin Hatch.

Presidenti Meta i shprehu Presidentit të Senatit mirënjohjen për ndihmën e deritanishme që SH.B.A dhe Senati në veçanti, i kanë dhënë Shqipërisë në procesin e reformave të brendshme, në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë në vend.

Sipas kreut te shtetit shqiptar, SHBA ka një rol të pazëvendësueshëm në arritjet e deritanishme të Ballkanit në drejtim të paqes e stabilitetit. Angazhimi i tyre edhe në të ardhmen është i domosdoshëm për të mos cënuar arritjet e deritanishme – i tha Meta kreut te senatit amerikan.

Shqipëria mbështet politikën e “dyerve të hapura” të NATO-s, e pas anëtarësimit të Malit të Zi, urojmë që edhe Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës- vijoi presidenti Meta.

Ai theksoi gjithashtu inkurajimin e shtetit shqiptar që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me sukses për të garantuar të ardhmen europiane të dy vendeve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!