Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrën e tij ministrin e brendshëm të Kosovës Ekrem Mustafa. Nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale kreu i shtetit ka bërë publik takimin ku ndër të tjera e falenderon për mbështetjen që ka dhënë shteti Kosovës për të dëmtuarit nga tërmeti i 21 shtatorit.
“I lumtur t’i shprehja ministrit të Brendshëm të Kosovës, Ekrem Mustafa, mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmën e qeverisë së Kosovës, për tejkalimin e pasojave të tërmetit.
Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës”– shkruan presidenti Ilir Meta në statusin e tij në rrjetet sociale./abcnews.al