Dy ditë pasi gjykata vendosi masën e arrestit në shtëpi për ish-ministrin e Brendshëm, mesazhi i Presidentit Ilir Meta është i shkurtër dhe siç ia kërkon detyra, mbi palët.
Ilir Meta: “Unë mendoj që drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe besoj se kjo është shumë e rëndësishme për të forcuar besimin te shteti i së drejtës”.
Këtë përgjigje i dha këmbënguljes së gazetarëve për të mësuar qëndrimin e kreut të shtetit ndaj cështjes Tahiri.
Marrëdhënia Meta – Tahiri nuk ka qenë e qetë veçanërisht para zgjedhjeve të 25 Qershorit. Akuza dhe kundërakuza janë drejtuar ndaj njëri tjetrit për blerjen e votave.
Sot Ilir Meta në detyrën e Presidentit të Republikës tregohet më i rezervuar. Kërkesën për drejtësi të pavarur e bëri edhe pas vendimit të Saimir Tahirit për të lënë mandatin e deputetit.