Presidenti Meta në Fakultetin e Veterinarisë

schedule17:46 - 7 Nëntor, 2017

schedule 17:46 - 7 Nëntor, 2017

Sektori i bujqësisë është mundësia më e mirë për tu punësuar në vendin tonë. Është kjo këshilla që presidenti i republikës Ilir Meta i drejton studentëve nga Fakulteti i mjekësisë veterinare ku mori pjesë në ceremoninë e 65 vjetorit të themelimit.

Po e festojnë edhe pas katër ditësh ditëlindjen e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.
Arsyeja është mungesa e Presidentit të republikës në ceremoninë 65 vjetorit të themelimit të këtij fakulteti, për të cilën kërkoi edhe ndjesë.

Në vitin 1952, 14 studentët e parë treguan se mjekësia veterinare ishtë shumë e rëndësishme për atë kohë, por sot është shndërruar në domosdoshmëri për shëndetin e kafshëve dhe njerëzve në veçanti.
Siguria ushqimore do të mbështetet edhe nga Presidenti i republikës, premtim që ua dha personalisht pedagogëve dhe studentëve të fakultetit të mjekësisë veterinare.
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare u themelua në vitin 1952. Edhe sot ky fakultet vazhdon të jetë qendra e vetme universitare e edukimit veterinar në Shqipëri./abcnews.al

 

https://youtu.be/0Y3NXFyDs-8

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!