Në Presidencë u mbajt pasditen e të mërkurës mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtar. Sipas zyrës së shtypit të këtij institucioni njoftohet se mes çështjeve të diskutuara ishin: gjendja e sigurisë kombëtare; kontrolli dhe menaxhimi i integruar i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm, etj. Për gjendjen e sigurisë kombëtare ne vend mesohet se ka informuar kryeministri Edi Rama. Ndersa per çështjet e tjera informuan anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ne fjalen e tij Presidenti Meta mbehet e ditur se ka theksuar rëndësinë e domosdoshmërisë strategjike për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, dhe forcimit të kontrollit të kufijve. Gjithashtu Meta shprehu mbështetjen e plotë ndaj agjencive ligjzbatuese për thellimin e luftës pa kompromis kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Po kështu, raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Evropian dhe agjencive partnere të specializuara për këto çështje të rëndësishme, nënvizoi Presidenti, janë një platformë solide për të reflektuar dhe për të ndërtuar një partneritet të besueshëm, të qendrueshëm dhe afatgjatë për forcimin e sigurisë kombëtare dhe antarësimin në Bashkimin Evropian./abcnews.al
Presidenti Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
schedule17:18 - 16 Maj, 2018
schedule 17:18 - 16 Maj, 2018