Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur mbështetjen e tij për ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit në Siri,. Përmes një deklarate të shpërndarë nga zyra e Presidencës, thuhet:
“Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi, i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën”. /abcnews.al