Presidenti Meta mbështet Akademinë e Studimeve Albanologjike: Të vazhdojë siç është

schedule15:52 - 13 Tetor, 2021

schedule 15:52 - 13 Tetor, 2021

Presidenti i Republikës  zhvilloi një takim me krerët e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Meta shprehu mbështetjen e stafit të ri i dalë nga  zgjedhjet  dekretuar prej tij më 8 shtatorit tha se ky institucion duhet mbështetur nga të gjithë për vlerat që mbartë.

Kjo punë e jashtëzakonshme të ketë një vazhdimësi të suksesshme, duhet që të gjithë të bashkojmë forcat për të mbështetur Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe institucionet e tjera. Akademia është krejt unike dhe e veçantë dhe kërkon një mbështetje të të gjithëve që të fuqizohet më tej si një institucion që përballet me sfida të jashtëzakonshme dhe mund ti përballojë me mbështetje, nga parlamenti, qeveria, presidenti dhe e gjithë shoqëria”, ka thënë ai.

Gjatë takimit u bisedua edhe për statusin special të Akademisë së Studimeve Albanologjike si institucion kërkimor, i integruar me arsimin e lartë.  Presidenti më pas vizitoi edhe vend ruajtjen e objekteve të rralla të arkeologjisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!