Presidenti Ilir Meta uron gjithë shqiptarët me rastin e festës së Krishtlindjes. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin social facebook, Kreu i Shtetit uron ndër të tjera që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera hyjnore dhe njerëzore, të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim.
“Të përpiqemi në këtë ditë të shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët për t’u dhënë shpresë dhe besim- shkruan presidenti Meta.
Edhe kryeministri Rama e ka nisur diten e sotme me një urim për gjithë shqiptarët në rrjetet sociale. “mirëmëngjes dhe Krishtlindje të gëzuar” shkruan në mesazhin e tij shefi i Qeverisë./abcnews.al