Presidenti Meta dekreton tre ligje

schedule10:30 - 11 Nëntor, 2021

schedule 10:30 - 11 Nëntor, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta, këtë të enjte në zbatim të Kushtetutës ka dekretuar tre ligje.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat bëhet me dije se mes ligjeve të dekretuar sot nga kreu i shtetit është ai për furnizimin dhe shpërndarja me vaksina Pfizer.

Gjithashtu presidenti ka dekretuar edhe ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik si edhe ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat.

“-  Ligjin nr. 106/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 30, datë 27.9.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave”.

–          Ligjin nr. 109/2021 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar), Roterdam, 30.1.2017”. ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe pa

–      Ligjin nr. 108/2021 “Për ratifikimin e konventës randalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat””, bëhet me dije  nga presidenca./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!