“Presidenti” mban të ndarë Vetëvendosjen me LDK-në, dështon sërish takimi

schedule20:40 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 20:40 - 14 Dhjetor, 2019

Ka përfunduar pa marrëveshje edhe një takim tjetër ndërmjet krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët po synojnë bashkëqeverisje në të ardhmen.

Gazetarja e abcnews.al, Blerta Dalloshi Berisha raporton se ndonëse mbrëmë ishin më optimist dhe thanë se ka avancim në bisedime pas takimit të sotëm i cili zgjati më shumë se tre orë e vetmja që u tha për media është se bisedimet do të vazhdojnë.

Takimet pritet të vazhdojnë siç u tha deri në gjetjen e një formule të përbashkët për bashkëqeverisje. E vetmja gjë që është duke zgjatur këto takime është ajo e presidentit. LDK-ja po instiston që posti i presidentit dhe kryeparlamentarit është i barasvlefshëm me atë të Kryeministrit por njëjtë nuk po mendon LVV-ja.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!