PRESIDENTI/ Balla e fton, Alibeaj pranon: Hajde diskutojmë tani, para kamerave! Nikolla mbyll mbledhjen, çfarë ndodh tani?

schedule11:39 - 17 Maj, 2022

schedule 11:39 - 17 Maj, 2022

Ndërkohë që janë caktuar datat për raundin e dytë dhe të tretë për Presidentin e Republikës, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të shkonin të diskutonin në lidhje me platformën e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen e një Presidenti konsensual.

Balla tha se zgjedhja e Presidentit nuk bëhet me letra dhe se për këtë duhet të flitet.

“Proces me letra nuk bëhet. Mundësinë të takohemi e të flasim e kemi. Dokumentin ta vendosim në tavolinë e ta negociojmë. U tërhoqët, jeni të gatshëm ta negocioni dokumentin. Hajde, jam i gatshëm të ulemi tani. Mbyllim mbledhjen, ulemi diku dhe e diskutojmë. Dhe nëse biem dakord, dalim e informojmë. Shkoni të grupi juaj dhe konsultohuni për emra. Unë s’po u vë asnjë kusht. Të jetë një dokument që të shërbejë edhe në vitet në vijim,” tha Balla.

Ai ftoi Alibeajn që të merrte të vetët dhe të shkonin të bisedonin me të, Spiropalin dhe Gjiknurin.

Alibeaj tha se ishte gati që të negocionin me dyer të hapura dhe me kamera për emrin e Presidentit dhe principet mbi të cilat do të zgjidhet ai.

Doni të negocioni? Hajde ta bëjmë tani, para kamerave“, tha Alibeaj duke kërkuar negociimin aty, por Nikolla mbylli mbledhjen. Më pas, jashtë Kuvendit, Alibeaj tha se nuk do të shkonjte në orën 18:00 të caktuar nga Balla, por se duhej të flisnin aty, hapur, jo në dhoma të errëta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!