Presidenti kinez: E ardhmja e njerëzimit varet nga marrëdhëniet Kinë-SHBA

schedule15:16 - 27 Mars, 2024

schedule 15:16 - 27 Mars, 2024

“Natyra e marrëdhënieve midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara jo vetëm që ndikon në mirëqenien e njerëzve të të dy vendeve, por edhe të ardhmen e njerëzimit”.

Kështu u shpreh presidenti kinez, Xi Jinping gjatë një takimi me biznesmenë amerikanë të mbajtur në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, shkruan Tass.

“Mirëqenia e njerëzve të të dy vendeve, si dhe e ardhmja dhe fati i njerëzimit, varen nëse Kina dhe Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë apo përballen me njëra-tjetrën,” theksoi ai.

Presidenti Xi Jinping deklaroi se “për sa kohë që të dyja palët e konsiderojnë njëra-tjetrën si partnerë, respektojnë interesat e njëri-tjetrit, bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe bashkëpunojnë për rezultate reciproke të dobishme, marrëdhëniet dypalëshe do të përmirësohen”.

Xi Jinping shprehu gjithashtu shpresë për një rritje të intensitetit të shkëmbimeve ndërmjet përfaqësuesve të të gjitha niveleve të shoqërisë në të dy vendet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!