Presidenti KE-së takohet me kryeministrin ukrainas në Odesa, çfarë diskutuan

schedule15:04 - 9 Maj, 2022

schedule 15:04 - 9 Maj, 2022

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka falënderuar Charles Michel për mbështetjen e tij pas një vizite të presidentit të  Këshillit Europian të hënën, sipas The Guardian.

Dyshja diskutuan paketën e gjashtë të sanksioneve të propozuara nga Komisioni Europian si dhe rëndësinë e integrimit të Ukrainës nga BE, shkroi Shmyhal në Twitter.

Michel gjithashtu postoi në Twitter foto të vizitës së tij në qytetin port ukrainas, i cili kohët e fundit ka qenë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!