Presidenti katalanas Puidgemont do të mbajë një fjalim në senatin spanjoll

schedule13:08 - 25 Tetor, 2017

schedule 13:08 - 25 Tetor, 2017

Para se qeveria spanjolle të zyrtarizojë marrjen nën kontroll të rajonit të Katalonjës, presidenti P do të flasë në senatin spanjoll paka para hedhjes në votim të futjes në fuqi të nenit 155 Presidenti i rajonit të Katalonjës Puidxhemont është i gatshëm të mbajë një fjalim në senatin spanjoll para se ai të autorizojë të premten, marrjen nën kontroll të rajonit nga qeveria spanjolle. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë katalanase Jordi Turull. Ky i fundit në një konferencë për shtyp shtoi se presidenti dëshiron të jetë i pranishëm në mënyrë që të shpjegohet dhe të kundërshtojë procesin e votimit për zyrtarizimin e vendimit të shtetit spanjoll. Por ai theksoi se nuk dihet nëse një gjë e tillë do të jetë e mundur. Të premten senati spanjoll do të debatojë dhe miratojë masat me të cilat qeveria e madridit mund të marrë kontrollin e institucioneve katalanase për të bërë të pamundur shkëputjen e rajonit. Presidenti i rajonit Puidxhemont mund të kundërshtojë masat por duhet ta bëjë para hedhjes në votim Të enjten është programuar një seancë e parlamentit katalanas ku parashikohet të jetë i pranishëm dhe Puidxhemont. Seanca është kërkuar nga partitë që mbështesin pavarësinë dhe objektivi është reagimi që Katalonja do të ketë ndaj Madridit. Këto parti kërkojnë që presidenti të shpallë pavarësinë e rajonit por sipas burimeve parlamentare data e seancës mund të ndryshojë nëse Puidxhemon do të shkojë në Madrid Qeveria konservatore e Mariano Rajoy synon të aplikojë për herë të parë në historinë spanjolle nenin 155 të kushtetutës për të shfuqizuar qeverinë e Katalonjës, të mbikqyrë parlamentin dhe të ketë nën kontroll policinë dhe mediat publike para mbajtjes së zgjedhjeve rajonale brenda gjashtë muajsh Por mënyra e ndërhyrjes së Puixhdemont në senatin spanjoll nuk dihet ende pasi mund të flasë të enjten ose të premten ku mund të debatojë në sallë me një përfaqësues të qeverisë spanjolle ose dhe me vetë kryeministrin spanjoll Mariano Rajoi.