Presidenti izraelit në Dubai, do të flasë për pengjet e mbajtura nga Hamas në COP28

schedule10:06 - 30 Nëntor, 2023

schedule 10:06 - 30 Nëntor, 2023

Presidenti izraelit Isaac Herzog do të marrë pjesë në Konferencën e OKB-së për Klimën (COP28 ) që do të mbahet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të diskutojë me liderët botërorë çështjen e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Vizita e Herzog në vendin e Gjirit vjen pas më shumë se shtatë javësh lufte midis Izraelit dhe Hamasit dhe pasi armëpushimi mes tyre u zgjat deri të premten.
Ky armëpushim pritet të lejojë lirimin e pengjeve të tjera që lëvizja palestineze rrëmbeu më 7 tetor gjatë sulmit të saj ndaj Izraelit, gjatë të cilit u vranë 1200 persona.

Si hakmarrje, Izraeli u zotua të shkatërrojë Hamasin duke bombarduar pamëshirshëm Rripin e Gazës derisa në shpalljen e një armëpushimi. Sipas qeverisë së Hamasit, 14,854 palestinezë, përfshirë 6,150 fëmijë, janë vrarë nga operacionet izraelite.

Që nga 24 nëntori, kur hyri në fuqi armëpushimi, Hamasi dhe Izraeli kanë liruar rreth dhjetë pengje izraelite çdo ditë në këmbim të trefishit të të burgosurve palestinezë.

Deri më tani janë liruar 70 pengje izraelite dhe 210 të burgosur palestinezë, ndërsa jashtë kuadrit të marrëveshjes së armëpushimit janë liruar edhe rreth 30 shtetas të huaj, kryesisht tajlandezë që punojnë në Izrael.

Gjatë COP28, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, Herzog do të ketë “një seri takimesh diplomatike mbi rëndësinë e lirimit të pengjeve”, tha presidenca izraelite në një deklaratë.

“Ai planifikon të zhvillojë bisedime me liderët botërorë në një përpjekje humanitare të nivelit të lartë”, thuhet në deklaratë.

Më shumë se 140 krerë shtetesh dhe qeverish do të marrin pjesë në COP28 të premten dhe të shtunën, duke përfshirë Herzog dhe Abbas, të cilët pritet të mbajnë fjalime.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!