Presidenti izraelit merr dozën e tretë të Pfizer

schedule15:16 - 30 Korrik, 2021

schedule 15:16 - 30 Korrik, 2021

Presidenti izraelit mori dozën e tretë të një vaksine kundër Covid. Rikujtojmë se vendi ka miratuar një dozë të tretë përforcuese për të gjithë personat mbi 60 vjeç, pas studimeve se Pfizer humbet efektivitetin pas disa muajsh.

Herzog, 60 vjeç, mori një dozë përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech Covid-19 në Qendrën Mjekësore Sheba në Ramat Gan, pranë Tel Aviv. Ai tha se ishte krenar që ndërmori i pari nismën për një dozë përforcuese kundër Covid. Gruaja e Herzog, Michal gjithashtu u vaksinua.

Çifti u shoqërua nga kryeministri Naftali Bennett, i cili bëri thirrje për rëndësinë e dozave përforcuese në luftën kundër pandemisë.

“Izraeli është një pionier në miratimin e dozës së tretë për të moshuarit mbi 60 vjeç. Lufta kundër pandemisë Covid është një luftë globale. Ne mund ta mposhtim  Covid së bashku, “tha Bennett./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!