Presidenti izraelit: Është urgjente të arrihet një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Hamasi

schedule10:51 - 5 Gusht, 2024

schedule 10:51 - 5 Gusht, 2024

Presidenti izraelit Isaac Herzog theksoi sot nevojën për të arritur shpejt një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi militant palestinez Hamas në Gaza.

Duke folur në një ceremoni shtetërore përkujtimore për udhëheqësin revizionist sionist Ze’ev Jabotinsky, Herzog tha se arritja e një marrëveshjeje ishte “vendimtare për rezistencën dhe unitetin”.

Herzog tha se detyra më e madhe e Izraelit është të veprojë urgjentisht në mënyrë që pengjet të kthehen në shtëpi.

/abcnews.al