Presidenti iranian refuzon dorëheqjen e ministrit të Jashtëm

schedule12:30 - 27 Shkurt, 2019

schedule 12:30 - 27 Shkurt, 2019

Presidenti Iranian Rohani refuzoi dorëheqjen e një dite më parë të ministrit të Jashtëm Zarif, duke thënë se një gjë e tillë ishte kundër interesave të shtetit. Ai e konsideroi ministrin e Jashtëm si një pioner në rezistencën ndaj presioneve amerikane kundër vendit.

Gëzimi i treguar nga armiqtë e përbetuar të Iranit, përfshirë regjimin Zionist të Izraelit pas dorëheqjes së Zarif, tregon suksesin e ministrit të jashtëm Iranian dhe përfaqëson arsyen më të mirë se pse ai duhet të qëndrojë në postin e tij. Deklarata u bë nga presidenti Iranian Hassan Rohani në një letër me të cilën refuzoi dorëheqjen e dorëzuar nga ministri i Jashtëm Iranian Mohammad Javad Zarif.

Agjencia iraniane e lajmeve Irna, raporton se Rohani vlerësoi meritat e Zarif si pioner në rezistencën kundër presioneve amerikane kundër vendit. Zarif i cili drejton ministrinë e jashtme iraniane që nga viti 2013, të hënën deklaroi në profiling e tij në Instagram se do të largohej nga posti i tij. Por presidenti Iranian në përgjigjen e tij u shpreh se nuk jepte lejen e tij duke e konsideruar vendimin e marrë nga ministri si kundë interesave të shtetit: “Ju keni besimin tim, vazhdoni rrugën tuaja me kurajo, forcë dhe arsye,” përfundon Presidenti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!