Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka mbërritur në Damask për bisedime me homologun e tij sirian Bashar al-Assad, sipas mediave shtetërore siriane, në vizitën e parë të një kreu të shtetit iranian që nga shpërthimi i luftës në Siri në 2011.
Me mbështetjen ushtarake dhe ekonomike nga Irani dhe Rusia, Assad mori në kontroll pjesën më të madhe të Sirisë nga rebelët që mbështeteshin nga vendet e rajonit që tani kërkojnë dialog me të.
Vizita e Raisit vjen ndërsa Irani dhe rivali rajonal Arabia Saudite po rindërtojnë marrëdhëniet pas vitesh tensionesh. Raisi tha se udhëtimi do të “konsolidonte dhe zhvillonte” lidhjet me Sirinë dhe aleatët e tjerë, duke përfshirë grupin e armatosur libanez Hezbollah, i cili gjithashtu ndërhyri në Siri në emër të Asadit.
Sipas mediave shtetërore, sot do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh.
Flamujt iranianë dhe sirianë u rreshtuan në rrugën e aeroportit të mërkurën në përgatitje për mbërritjen e Raisi dhe delegacionit të tij shoqërues, i cili përfshin ministrat e naftës, mbrojtjes, punëve të jashtme dhe telekomunikacionit të Iranit.
/abcnews.al