Presidenti i Ukrainës Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit që të mos krijojë panik

schedule05:06 - 29 Janar, 2022

schedule 05:06 - 29 Janar, 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit që të mos krijojë panik mes vendosje së trupave ruse afër kufijnve të vendit të tij. Ai u tha gazetarëve se paralajmërimet për një pushtim të afërt po e rrezikonin ekonominë e Ukrainës. Të enjten, presidenti amerikan Joe Biden tha se besonte se Rusia mund të sulmonte fqinjin e saj muajin e ardhshëm.

Rusia megjithatë, mohon se po planifikon të pushtojë dhe të premten Ministri i saj i Jashtëm tha se Moska nuk dëshiron luftë. Ndërsa Rusia ka rreth 100,000 trupa në kufijtë e Ukrainës, Zelensky tha se ai nuk sheh një kërcënim më të madh tani sesa gjatë një grumbullimi të ngjashëm të trupave pranverën e kaluar raporton “BBC”.

“Ka sinjale edhe nga udhëheqës të respektuar të shteteve, që vetëm thonë se nesër do të ketë luftë. Ky është panik dhe që i kushton shumë shtetit tonë” tha ai në konferencën për shtyp në Kiev. “Destabilizimi i situatës brenda vendit” ishte kërcënimi më i madh për Ukrainën, tha ai. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!