Presidenti i ri i SHBA Donald Trump u betua në mandatin e tij të dytë në një ceremoni gjigande me liderët kryesorë të botës.
“Është shpresa ime që zgjedhjet e fundit të mbahen mend si zgjedhjet më shkaktare të vendit dhe fitorja jonë tregoi që vendi po bashkohet. Të rinj apo të moshuar, amerikano aziatik dhe më e rëndësishme kemi një fitore të rëndësishme në shtatë shtete dhe votë popullore. Komunitetit me ngjyrë dua t’ju falenderoj për dashurinë e jashtëzakonshme. Kemi vendosur rekord dhe nuk do e harroj. Mezi pres të punoj me ju, sot është dita e Martin Luther King dhe ne do e bëjmë ëndrrën e tij realitet. Besimi dhe krenaria po lulëzon si kurrë më parë.
Nuk do e harrojmë vendin tonë, kushtetutën dhe zotin tonë. Sot do të nënshkruajë një sërë urdhërash serioz që do vendosen në zbatim shumë shpejt nën linjën e logjikës. Së pari do të deklarojë një emergjencë të jashtëzakonshme në kufirin tonë jugor. Të gjitha hyrjet e paligjshme do të ndalohen dhe do të bëjmë punën për të kthyer të paligjshmit.
Do të ndaloj praktikën e kapjes dhe lirimit. Do të çojë trupa në kufirin jugor për të punuar për këtë katastrofë.”
/ abcnews.al