Kryerepublikani Fatmir Mediu, ka zbuluar se çfarë përgjigje i ka dhënë Enkelejd Alibeaj dhe Monika kryemadhi kur u ka propozuar idenë që opozita duhet të jetë pjesë e procesit për zgjedhjen e presidentit.
I ftuar në “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Mediu theksoi se pavarësisht se Rama mund të vendosë të zgjedhë kë do ai në krye të shtetit, sërish opozita duhet të jetë pjesë e procesit në mënyrë që t’i tregojë të gjithëve se mazhoranca po shkel Kushtetutën.
Ai tha se këto ide ai i konsultuar dhe me deputetë të tjerë të grupit të tij parlamentar, por edh me Enkelejd Alibeajn dhe Monika Kryemadhin.
Mediu theksoi se Alibeaj për këtë ide ka theksuar se do të mbledhë grupin parlamentar, ndërsa Kryemadhi ka thënë se më parë do të shohë propozimin dhe më pas të vendosë.
Pjesë nga diskutimi:
Xhafo: A mund të jetë opozita bashkë në procesin e zgjedhjes së presidentit?
Mediu: Nëse jo nuk ka interes për të bërë opozitë. Po e ka në dorë Edi Rama por në momentin e fundit. Por në procesin e përshkallëzimit ne kemi detyrën tonë. Sa herë që opozita ka humbur vetën vetëm ka humbur.
Xhafo: Rama e ka ndarë se kush do të jetë president?
Mediu: Unë po të them se Rama mund të diojë të jetë vetë president, por nuk kam asnjë bindje.
Xhafo: Mediu këto ide po i thotë këtu, apo ja ka thënë dikujt?
Mediu: Po është një konsultim me Aleancën për ndryshim, me zotin Duka, Dule dhe Shehi. Para se të shkoj në qëndrim publik kam kontaktuar dhe me zotin Alibeaj, kam komunikuar edhe me kolegë të tjerë, kam komunikuar edhe me zonjën Kryemadhi dhe zotin Vasili, nuk ka komunikuar vetëm me PDIU-në. Alibeaj më ka thënë që do ta diskutojmë këtë çështje. Zonja Kryemadhi dua të shoh propozim para se të marrim një vendim.
/Abcnews.al/