Presidenti i ri i nënkampionëve të Francës, një biznesmen arab hedh kandidaturën

schedule12:38 - 27 Qershor, 2020

schedule 12:38 - 27 Qershor, 2020

Marseille zhvilloi një sezon shumë të mirë nën drejtimin e Villas-Boas, u shpall nënkampione e Francës dhe u sezonin e ardhshëm do të rikthehet të luajë pas shumë kohësh në Champions League.

Teksa skuadra franceze ka shkëlqyer në fushën e blertë, problemet jashtë saj janë të mëdha. Marseille po kalon një krizë financiare dhe presidenti Jacques-Henri Eyraud është gati të shesë klubin.

Të interesuarit nuk mungojnë dhe njëri prej tyre është Mohamed Ayachi Ajroudi. Biznesmeni 68-vjeçar, i cili është rezident në Arabinë Saudite, dëshiron t’i futet botës së futbollit dhe e sheh Marseille si një opsion fantastik.

Përveç tij, në garë për t’i zënë vendin Eyraud janë edhe dy grupe të tjera investitorësh. Tifozët e skuadrës, ndër më të zjarrtët në Francë, shpresojnë që të zgjidhet sa më shpejt ndryshimi i pronësisë dhe të rikthehet qetësia në ekip. /abcnews.al