Presidenti i ri, Doda: Të futemi në një proces real. Mediu: Absurde nëse hyjmë në Kuvend pa kandidatura

schedule10:40 - 18 Maj, 2022

schedule 10:40 - 18 Maj, 2022

Maxhoranca dhe opozita janë ulur paraditen e sotme në tryezë të përbashkët për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit të ri. Ky takim zhvillohet para kamerave me kërkesë të Enkelejd Alibeajt. Deputetja Mesila Doda, njëherësh kryetare e një prej grupeve të opozitës, propozoi që të futen në një proces real dhe të dalin mbi veten. Doda theksoi se çdo raund që ikën pa zgjedhjen e kandidaturave, është një mundësi e humbur për ta zgjedhur atë në mënyrë konsensuale.

“Çdo radhë që ikën pa kandidat është një mundësi e humbur për të gjetur një president konsensual. Sot të debatojmë për një dokument që na ka sjellë një kolegu ynë, ne duhet të ishim njohur edhe nga afër. S’ka arsye ta marrim me postë se kush janë kriteret.

Ajo që unë propozoj është një gjë: ka mundësi të futemi në një proces real. Kemi momente që të japim një rezultat të mirë për shqiptarët. Ndaj sa më shpejt besoj le të futemi në një proces real. Kemi një memorie në këtë parlament. Le të dalim mbi veten dhe të tregojmë se jemi politikanë të aftë. Le të vijnë kandidaturat. Ti shohim të gjithë dhe të shkojmë përpara me një produkt normal. Derisa të vendosim të futemi në një proces real, unë nuk besoj se do të kemi rezultat të prekshëm dhe real”, tha ajo.

Lexo edhe: Palët në tryezë për Presidentin, Alibeaj: Opozita të propozojë 4 kandidatë, mazhoranca zgjedh dy mes tyre

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Fatmir Mediu. Sipas tij është absurde që të futen sërish në parlament pa kandidatura. Mediu tha se fillimisht opozita duhet të ulet mes vetes dhe më pas me maxhorancën.

“Mbështes vlerësimin e koleges Doda. Unë mendoj se është absurde nëse ne hyjmë në parlament pa pasur kandidatura. Hyrja në pece e opozitës pa kandidaturë në raundin tretë i je shanse një procesi farsë. Ne si opozitë ose duhet të dalim në mënyrë të përbashkët me kandidatura ose duhet të bëjmë qëndrim për të mos u bërë pjesë e këtij procesi. Përpara e të ulemi me ju duhet të ulemi mes vetes sonë. E drejta është e çdo deputeti të opozitës për të propozuar. Kam ardhur në respekt të asaj që jemi përpjekur të diskutojmë deri tani. Nuk mundtë pranoj që ne të bëhemi pjesë e një procesi që nuk ka rezultat konkret dhe për më tepër i jep frymë një farse”, tha Mediu. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!