Të dielën Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë një seancë speciale, gjatë së cilës do të betohet Presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj.
Seanca do të fillojë në orën 18:00 dhe ka në rend dite vetëm ceremoninë e betimit.
“Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës së seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet”, thuhet në urdhrin e Lindita Nikollës.
/abcnews.al