Presidenti i ri, Balla: Do presim opozitën në raundin e dytë dhe të tretë, në të katërtin propozojmë ne

schedule16:58 - 20 Maj, 2022

schedule 16:58 - 20 Maj, 2022

Kreu i grupit parlamentar Socialist Taulant Balla, ka deklaruar para mediave se mazhoranca do të respektojë marrëveshjen me opozitën, duke iu lënë mundësinë këtyre të fundit që në raundin e dytë dhe të tretë të propozojnë ata kandidatin për president.

Ai tha se edhe pse mazhoranca ka të drejtën të propozojë në 3 emra, nuk do e bëjë këtë gjë në raundin e dytë dhe të tretë, pro nëse nuk ka asnjë emër për diskutim të propozuar nga opozita, në raundin e katërt do të propozojë PS.

Nëse ata vënë kusht se ose zgjedhja një nga këta dy emra, këtu shkel të drejtën e palës tjetër për propozim. Dakordësia ishte se të gjithë kanë të drejtë të propozojnë, por mazhoranca nuk propozon në raundin e dytë dhe të tretë. Ne kemi mundësinë të propozojmë 3 kandidatura, por nuk do të propozojmë, do të presim, në raund të katërt do të propozojmë”, tha Balla.

/Abcnews.al/