Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si tërheqje nga marrëveshja deklaratën e sotme të mazhorancës se në dy raundet e mbetura ku nevojitet shumicë e cilësuar për zgjedhjen e presidentin, të drejtën për propozimin e emrit dhe firmat mbi kandidatin e ka opozita.
Sipas tij në marrëveshje flitej qartë se palët do të kishin një konsensus, ku do të diskutoheshin mbi dy emra, dhe në fund një nga kandidatët do të shkonte në seancë plenare për votim.
Për Alibeajn opozita e ka ditur që në fillim se mazhoranca i ka 71 vota, por nuk ka legjitimitetin.
“Asnjë lloj cedimi nga gërma e dokumentit që thotë është pika 4 ku duhet të jenë 6 anëtarë ku palët diskutojnë për 2 kandidatë, ku palët bien dakord për njërin prej tyre. Pra bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët. Që do të thotë se ajo kandidaturë që do t propozohej si konsensuale, por si shenj e fort q nuk do t kishte lojëra apo shmangie. Nga ana e PS pretendohet se kjo kandidatur eventuale duhet të ketë vetëm firmat tona. Kjo tërheqje nga nënshkrimi i palës tjetër është mos pranim i konsensualitetit të kandidaturës. Ne e këmi ditur që PS i ka 71 vota formale, por nuk ka legjitimitetitn. Nuk ka 3 votat e Tom Doshit që është shpallur non-grata, po ashtu nuk ka dy votat e Aqif Rakipit, dhe ky i shpallur non grata”, tha Alibeaj.
/Abcnews.al/