“Presidenti i puthjeve”, Duterte vihet në epiqendër të kritikave

schedule18:50 - 4 Qershor, 2018

schedule 18:50 - 4 Qershor, 2018

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është vënë në qendër të kritikave pasi puthi në buzë një punëtore filipinase gjatë një eventi në Korenë e Jugut.

Duterte po fliste para një turme, kur dy gra u ngjitën në skenë për të marrë një kopje falas të një libri dhe në video duket qartë që ato janë shumë të gëzuara që gjendeshin përpara Dutertes.

Turma, shumica e përbërë nga punëtorë filipinas, brohoriste gjatë momentit që presidenti po i “mbushte mendjen” gruas. Duterte përqafoi gruan e parë dhe e puthi në qafë dhe më pas puthi në buzë gruan e dytë.

Por nga krahu tjetër, grupi i djathtë filipinas, Gabriela, e ka përshkruar ngjarjen si një “skenë të shpifur të një presidenti të shpifur”. Sipas BBC, Presidenti i Filipineve është akuzuar edhe herë të tjera për sjellje të pahijshme me femrat./abcnews.al