Presidenti i Polonisë dënoi përpjekjen për t’i vënë zjarrin sinagogës në Varshavë

schedule21:26 - 1 Maj, 2024

schedule 21:26 - 1 Maj, 2024

Me një mesazh të ashpër, “nuk ka vend për antisemitizëm në Poloni”, presidenti polak Andrzej Duda dënoi përpjekjen e së mërkurës për t’i vënë zjarrin të vetmes sinagogë të paraluftës në Varshavë që ende i shërben qëllimit të saj me ndihmën e një kokteji molotov.

“Dënoj sulmin e turpshëm në sinagogën Nozik në Varshavë. Nuk ka vend për antisemitizëm në Poloni. Nuk ka vend për urrejtje në Poloni”, tha presidenti polak në një postim në rrjetin X.

Sulmi në sinagogë u dënua menjëherë nga kreu i diplomacisë polake Radoslav Sikorski dhe ambasada amerikane në Varshavë.

Persona të panjohur kanë hedhur molotov në sinagogë, por sipas informacioneve jozyrtare nuk kanë arritur ta hedhin në objekt, por vetëm në terrenin përreth sinagogës, kështu që vetëm bari ka marrë flakë, zjarri është shuar shpejt dhe askush nuk u lëndua, raportojnë mediat polake.

Policia polake tha se po vazhdonte hetimet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!