Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ndërron jetë në moshën 65-vjeçare

schedule06:29 - 11 Janar, 2022

schedule 06:29 - 11 Janar, 2022

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka vdekur në moshën 65-vjeçare, tha zëdhënësi i tij. Zoti Sassoli u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz në sistemin e tij imunitar. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se 2 javë dhe anuloji gjithë aktivitetet e tija zyrtare.

Ai vdiq në orët e para të ditës së martë në një spital në Aviano në Itali njoftoji zëdhënësi i tij Roberto Cuillo. Në shtator, zoti Sassoli u dërgua në një spital në Strasburg ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë raporton “BBC”. Ish- lexuesi i lajmeve u bë presidenti i Parlamentit Evropian me 705 vende në vitin 2019.

Ai mundi tre kandidatë të tjerë për këtë rol dhe në një fjalim pas fitores së tij ai bëri thirrje që BE-ja t’i kthehet shpirtit të etërve të saj themelues që këmbyen luftën dhe nacionalizmin për paqen dhe barazinë. Sassoli u largua nga gazetaria dhe u bë anëtar i Parlamentit Evropian në vitin 2009. Ai ishte anëtar i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë, grupimi i dytë më i madh në parlament.

“Çfarë tronditje e madhe dhe humbje e madhe. Jam thellësisht i pikëlluar”, shkroi eurodeputeti Ismail Ertug në Twitter. Një tjetër eurodeputet, Paolo Borchia, shprehu ngushëllimet për familjen e zotit Sassoli dhe tha se lajmi e kishte lënë atë “të habitur”. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!