Presidenti i MMA-së tregon “të fshehtat” e arteve marciale të përziera “brenda kafazit”

schedule09:15 - 20 Nëntor, 2020

schedule 09:15 - 20 Nëntor, 2020

Presidenti i Federatës së Arteve Marciale në Shqipëri dhe zv.presidenti i Federatës Ballkanike, Arjan Rizaj ka folur për sportin e artit marcial, i cili është kthyer në një trend së fundmi në vendin tonë.

I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ai i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve, ta nisin këtë sport pasi mund t’i ndihmojë shumë  në anën fizike.

Sakaq, Rizaj ka treguar se ka botuar edhe një libër, ku pasqyrohen të gjitha rregullat strikte të arteve marciale “brenda kafazit”.

“Trendi i sportit të MMA është trendi më i ri i momentit. MMA janë artet marciale të përziera.

Kushdo që ka dëshirë mund ta bëjë, nuk duhet parë si një sport e bën një herë e lë. Sepse ky është një sport që ti në qoftë se ecën pas 6 vjetësh të gjithë mund të arrijnë gjithçka. Nuk po them për eksperiencën time, po tek të tjerët.

Unë i them nxënësve që sa vijnë dhe trajnerëve, gjënë e parë që i them është mos bjerë pre e mendimit që unë këtë do ta marë lehtë. Kam botuar edhe një libër me të njëjtin titull, ku tregohen rregulloret se si duhet të veprojnë për shembull 16 vjeç e poshtë nuk lejohen goditejet në fytyrë. Janë rregulla strikte të cilat i kam botuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithëve, u shpreh Arjan. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!