Pas një krize afro 10-vjeçare, “kuqezinjtë” e Milan kanë filluar rikthimin në majat e futbollit italian, teksa pas fitimit të titullit kampion arritën gjysmë-finalet e UEFA Champions League, duke afirmuar sërish veten në skenën evropiane.
Vetëm pak javë më parë, Presidenti i “kuqezinjve” të Milan, Gerry Cardinale festoi 1-vjetorin e tij në krye të një klubeve më të njohur në mbarë botën dhe për prestigjiozen italian, “Correirre della Sera” tha se ishte zgjedhje e paramenduar që në vitin e parë të mos ndryshonte asgjë, në strukturën e vendosur ish-pronarët e klubit e më tej foli për përforcimet e kryera nga “kuqezinjtë” këtë merkato vere.
“Nuk është mirë të revolucionosh gjithçka. Në fillim mendova se duhej të ruaja strukturën që çoi Milan drejt titullit e më pas nisa të mendoj për ndryshime. Futbolli italian duhet të punojë për të ulur distancën me kampionatet e tjera të mëdha evropiane, mbi të gjitha me atë anglez dhe besoj se unë mund të jap një kontribut
Investimet e mëdha në tregun e transferimeve për një Milan më fizik, më të fortë, më të shpejtë, më intensiv, më europian dhe e pashë në këto ndeshjet e para. Gjetja e futbollistëve në bazë të statistike është vetëm një nga mjetet e shumta në dispozicion, por ju siguroj se qëllimet i kemi ambicioze”,- u shpreh Cardinale. /i.m /abcnews.al