Presidenti i Meksikes puth gazetaren në vend që t’i përgjigjej pyetjes

schedule22:09 - 27 Shtator, 2018

schedule 22:09 - 27 Shtator, 2018

Në 1 dhjetor do të marrë zyrtarisht detyrën si president i Meksikës, por 64 vjeçari Andreas Obrador që tani është në qendër të vëmendjes. Pyetjes së një gazetareje për zgjedhjet parlamentare të 2019-s në vend, ai i është përgjigjur me një puthje.

Presidenti i ri meksikan Andreas Manuel Lopez Obrador, 64 vjeç, ka përfunduar në qendër të polemikave. Ai ka refuzuar ti përgjigjet pyetjes së gazetares, duke zgjedhur ta puthë atë në faqe. Menjëherë pas publikimit të videos kanë vërshuar kritikat ndaj tij. Incidenti me reporteren e gazetës “El Meksikano” ka ndodhur në 20 shtator. Në video shihet se si gazetarja Lorena Garsia, pyet presidentin e sapo zgjedhur, për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në vend vitin e ardhshëm, dhe presidenti Obrador qesh, kthehet dhe e puth në faqe pa iu përgjigjur pyetjes.

Më pas gazetarja deklaroi se e konsideronte një veprim të papërshtatshëm. Obrador ka qenë në qendër të kritikave dhe më parë, pasi në dy raste i ëshët drejtuar gazetareve me “e dashur” kur janë përpjekur t’i bëjnë pyetje.
Obrador është zgjedhur president i ri i Meksikës në korrik të këtij viti, ndërsa detyrën ai e merr zyrtarisht në 1 dhjetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!