Presidenti i Lazios i revoltuar: Të riluhet ndeshja ndaj Milanit, dua drejtësi

schedule16:44 - 4 Mars, 2024

schedule 16:44 - 4 Mars, 2024

Claudio Lotitos, presidentit të Lazios, nuk i ikën kollaj zemërimi, i cili pas deklaratave pas ndeshjes Lazio-Milan, do të kishte planifikuar edhe kërkesën për përsëritjen e ndeshjes.

Sipas aasaj që shkruan “Il Corriere dello Sport”, gjatë fundjavës bosi bardhekaltër do të kishte takuar avokatin për të kuptuar nëse ekzistojnë kushtet për të kërkuar përsëritjen e ndeshjes për shkak të një gabimi teknik, veçanërisht për mosdhënien e një penalltie.

Sidoqoftë, Lazio-Milan nuk ka përfunduar ende dhe nga fusha do të transferohet në gjykatë. Pas ndeshjes ndaj kuqezinjve, Lotito shpërtheu në drejtim të gjyqtarit kryesor, Di Bello, me akuza të forta.

“Duhet fituar me meritë, ka një kufi përtej të cilit nuk duhet shkuar dhe në Lazio-Milan janë tejkaluar të gjitha. Kjo ishte një humbje e detyruar, por ishte një vdekje e parashikuar. Besueshmëria e sistemit mungon dhe kur ndodh kjo, ne duhet t;u drejtohemi institucioneve të palëve të treta për t’i dhënë fund situatave fatkeqe si kjo”,  ka deklaruar ai./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!