Presidenti i Laçit, Pashk Laska: Jemi para një kolapsi, nuk shoh dritë jeshile

schedule16:44 - 1 Prill, 2020

schedule 16:44 - 1 Prill, 2020

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, ka dhënë një intervistë për Fan Zone në Supersport. Me anë të një bisede telefonike, kreu i klubit kurbinas pranoi se futbolli po shkon drejt një kolapsi ekonomik dhe nuk po sheh dritë jeshile as nga Qeveria, as nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Nuk ka shumë rëndësi kjo pjesë, rëndësi ka kush do t’i paguajë futbollistët dhe kush do t’iu japë për të ngrënë. Unë iu kam komunikuar futbollistëve që me datë 11, klubi nuk merr përsipër asnjë lloj pagese. Unë e kam biznes privat dhe nuk mund të paguaj dikë që nuk punon.

Kryeministri? Unë jam i mendimit që ne të deklarojmë atë që paguajmë. Flas në emër të klubit tim. Klubi im funksionon në mënyrë të drejtë dhe paguan lojtarët, deklaron çdo pagë. Paguan rrogat, fjetjen, dietat. Me një dietë sa një punëtor i thjeshtë, nuk e besoj. Unë do iu drejtohem të gjithëve, shtetit, FSHF-së. Deri tani, nuk shoh asnjë dritë jeshile.

As te Federata, as te shteti, mendoj se jemi para një kolapsi. Faleminderit”, përfundoi fjalën e tij presidenti i Laçit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!