La Liga është hedhur në sulm ndaj parregullsive financiare të klubeve të medha në Evropë. Presidenti Javier Tebas ka denoncuar PSG-në, por përpos klubit parisien, ai ka denoncuar edhe dy klube të tjera.
AS ka mësuar se janë denoncuar po ashtu edhe Manchester City e Juventusi. Objektivi është të mbrohen klubet spanjolle dhe evropiane nga konkurrimi në kushte inferiore kundër të tjerëve që punëdhënësit i konsiderojnë se shkelin rregullat dhe përveç kësaj vënë në rrezik ekosistemin e futbollit.
City dhe PSG janë denoncuaar sepse konsiderohen si klub-shtete dhe nuk respektojnë Planin e Drejtë Financiar të UEFA-s. Në rastin e Juventusit, klubi i tretë i denoncyuar nga La Liga në UEFA, është për shkak të hetimit që filloi nëntorin e kaluar në Itali kundër skuadrës Bianconerëve për mashtim të dyshuar kontabël./abcnews.al