Presidenti i La Liga i “mahnitur” nga Vinicius: Një ditë ai do të fitojë “Topin e Artë”

schedule10:25 - 12 Maj, 2023

schedule 10:25 - 12 Maj, 2023

Me performancat e tij gjatë 2 sezoneve të fundit te “galaktikët” e Real Madrid, anësori brazlian, Vinicius Junior është kthyer në një nga lojtarët më të mirë në botë, teksa deri më tani këtë sezon ka arritur të gjejë plot 23 herë rrugën e rrjetës, si dhe të dhurojë 20 asistime në 51 ndeshjet e zhvilluar për Real Madrid këtë sezon.

Falë këtyre paraqitjeve fantastike, Presidenti i La Liga, i cili njëkohësisht është dhe tifoz i “galaktikëve”, Javier Tebas mendon dhe beson, se “fantazisti” braziliani do të jetë një ditë i aftë të fitojë shumë të lakmuarin, “Topin e Artë”.

“Më kujtohet që fola me CEO-n e Burger King kur bëmë marrëveshjen tonë të sponsorizimit më shumë se dy vjet më parë. Më kritikuan atëherë kur thashë, “Unë mendoj se Vinicius është një yll” dhe shikoni tani.

Mendoj se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. U befasova që Vinicius nuk është në ekipin më të mirë të FIFA dhe ndër pretendentët për “Topin e Artë”. Ai është në mesin e 3-4 lojtarëve më të mirë në botë dhe mendoj se do ta fitojë Topin e Artë”,- tha në “elozhet” e tij për brazlianin, Presidenti Tebas. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!