Presidenti i Kubës pritet të marrë mandatin e dytë pavarësisht krizës në vend

schedule17:45 - 17 Prill, 2023

schedule 17:45 - 17 Prill, 2023

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel pritet të zgjidhet këtë javë nga ligjvënësit e asamblesë për të udhëhequr vendin për 5 vitet e ardshme, pavarësisht vështirësive në mandatin e parë, nga pandemia e koronavirusit dhe një ekonomi pothuajse në krizë.

Diaz-Canel, 62 vjeç, kryeson Partinë Komuniste, ku 470 anëtarët e legjislaturës janë zgjedhur nga kubanezët muajin e kaluar. Kuba argumenton se sistemi i saj njëpartiak promovon unitetin dhe kufizon ndërhyrjen financiare në zgjedhjet e asamblesë, shkruan Reuters.

Asambleja do të votojë të mërkurën për të zgjedhur presidentin e vendit dhe kabinetin e tij. Asnjë kandidat tjetër përveç Diaz-Canel nuk pritet të dalë për Presidencën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!