Presidenti i KiE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të bashkohen me BE-në para të tjerëve

schedule10:41 - 12 Maj, 2025

schedule 10:41 - 12 Maj, 2025

Shqipëria  mund të bëhet pjesë e integrimit europian para vitit 2030. Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa   para nisjes së turit në vendet e Ballkanit ka deklaruara se Anëtarësimi është një proces i bazuar në meritë.dhe nëse  vendet i kryejnë reformat, ato mund të anëtarësohen edhe para vitit 2030. Sipas presidentit të Këshillit Europian Shqipëria dhe Mali i Zi janë qartësisht më të avancuara se vendet e tjera në plotësimin e kushteve për integrim.

Anëtarësimi ivendeve të rajonit mbetet prioritet kryesor për  Bashkimin Europian.Ndërkohë që kjo deklaratë e presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa  vjen një ditë para se të nisë një tur vizitash në vendet e rajonit.Në Shqipëri ai do të ketë ndalesën e fundit ku do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) I cili do të mbahet të premten në Tiranë. presidenti i Këshillit Europian ka theksuar se BE është  e përkushtuar për të nisur procesin e pranimit të vendeve edhe pse  kohët e fundit pati ngecur për shkak të hezitimit të shteteve anëtare.

Anëtarësimi i vendeve të  Ballkanit Perëndimor  konsiderohet si një domosdoshmëri për stabilitetin e kontinentit  . Presidenti i Këshillit Evropian António Costa është përpjekur të sigurojë vendet kandidate të BE-së në Ballkanin Perëndimor duke thënë se stabiliteti dhe prosperiteti i ardhshëm i kontinentit varet nga zgjerimi i bllokut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!