Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha të premten se ishte në interesin e BE-së të ruante bashkëpunimin “stabil dhe konstruktiv” me Kinën, ndërsa Grupi i Shtatë vendeve u takua për të shqyrtuar “shtrëngimin ekonomik” të Kinës dhe shqetësime të tjera.
Udhëheqësit e G7, të mbledhur në qytetin japonez të Hiroshimës nga e premtja, pritet të lëshojnë një deklaratë me “një seksion specifik për Kinën”, duke renditur çështjet që përfshijnë “shtrëngimin ekonomik dhe sjellje të tjera”, sipas një zyrtari amerikan, shkruan Reuters.
G7 po përqendrohet në atë se si të paralajmërojë ekonominë e dytë më të madhe në botë kundër asaj që ata e shohin si kërcënim për zinxhirët globalë të furnizimit dhe sigurinë ekonomike, pa tjetërsuar një partner të fuqishëm dhe të rëndësishëm tregtar.
BE dëshiron të “zhdukë rrezikun për të reduktuar varësitë e tepërta dhe të diversifikohet për të adresuar praktikat e padrejta”, tha Michel në një konferencë në Hiroshima.
“Marrëdhëniet e qëndrueshme dhe konstruktive me Kinën janë në interesin tonë të përbashkët”, shtoi ai./abcnews.al