Presidenti i Këshillit Evropian viziton Serbinë më 19 maj dhe Shqipërinë më 20

schedule10:18 - 12 Maj, 2022

schedule 10:18 - 12 Maj, 2022

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të zhvillojë një tur ballkanik javën e ardhshme.

Ai do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi të enjten, më 19 maj, bëhet e ditur në faqen e Këshillit.

Presidenti do të udhëtojë nga Beogradi në Shqipëri më 20 maj dhe më pas në Bosnje Hercegovinë, raporton RTS.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës së tij në Bruksel, bëri të ditur se në ditët në vijim do të vijnë vizita të rëndësishme të zyrtarëve të BE-së në Serbi, gjatë të cilave do të diskutohet për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!