Presidenti i KE-së zhvillon bisedë telefonike me Putinin, çfarë u diskutua

schedule15:18 - 22 Prill, 2022

schedule 15:18 - 22 Prill, 2022

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, zhvilloi një bisedë telefonike me Vladimir Putin, ku i kërkoi udhëheqësit rus të bisedonte me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, sipas një zyrtari të BE-së, shkruan The Guardian.

Gjatë bisedës me Putinin, Michel i detajoi kostot e sanksioneve që BE i ka vendosur Rusisë. Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë me rastin e Pashkëve Ortodokse dhe hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve nga qytetet si Mariupol.

Sipas Kremlinit, Putin i tha Michelit se do të bisedonte me Zelensky vetëm nëse diskutimet e vazhdueshme midis dy vendeve japin rezultate konkrete. Putin  nga ana tjetër akuzoi Michel se Keivi nuk ishte i qëndrueshëm  dhe akuzoi palën ukrainase për “jokonsistencë” në negociata, tha Kremlini.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!