Presidenti i KE-së në krah të Athinës

schedule11:20 - 19 Prill, 2018

schedule 11:20 - 19 Prill, 2018

“Është qesharake dhe absurde të pretendosh se dy ushtarët grekë, të cilët ndodhen aktualisht të burgosur në Turqi, përbëjnë rrezik për këtë vend”.

Kështu u shpreh Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude-Juncker. Ai ripërsëriti kërkesën për lirim të menjëhershëm të dy ushtarëve grekë, duke theksuar se “ata nuk kanë kryer asnjë krim dhe thjesht kishin humbur në territor turk”.

Fjalimi i Juncker në lidhje me dy ushtarët grekë u përshëndet edhe nga presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Edhe ky i fundit shprehu mbështetjen e tij për Athinën dhe kërkoi lirimin e dy ushtarëve grekë.

Megjithatë Turqia refuzon një gjë të tillë dhe thotë se një vendim për këtë çështje do të merret vetëm pas një procesi gjyqësor që po zhvillohet në Stamboll./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!