Presidenti i Interit është në një problem të madh, përballet me një dënim me burg

schedule19:19 - 4 Shkurt, 2023

schedule 19:19 - 4 Shkurt, 2023

Vazhdojnë problemet për klubet italiane. Pasi Juventusi u gjobit për keqpërdorim financiar dhe iu zbritën 15 pikë, tashmë Interi është në telashe të mëdha.

Mirëpo, në rastin e Interit nuk bëhet fjalë për klubin, por për presidentin e tij Steven Zhang, i cili madje kërcënohet me burgim për shkak të një borxhi prej 300 milionë eurosh që nuk e ka kthyer ende.

Edhe gjykata në Milano u ftua të merrte pjesë në këtë proces gjyqësor, i cili u nis nga kreditorët nga Hong Kongu, të cilët kërkojnë nga kinezët të gjitha pasuritë në emër të borxhit të cilat nuk janë problemet e vetme për presidentin e Interit, pasi tashmë gjykata në Hong Kong po e akuzon për dëshmi të rreme.

Seanca e parë do të mbahet më 8 mars. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!